4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sa vjet jetojnë burrat e sa vjet gratë në Kosovë, kjo është mesatarja

Nga 116 shtetet ku është matur jetëgjatësia, Kosova ka zënë vendin e 42 me një mesatare për jetëgjatësi konsiderueshëm të lartë, krahasuar me shumicën e vendeve në listë.

Nga të dhënat e Datos mundial, një nga platformat më të mëdha në botë me miliona të dhëna, del se në Kosovë mosha mesatare e jetëgjatësisë për burra është 74.2 vjet, kurse ajo për gra është 79.6 vjet.

Shqipëria është menjëherë nën Kosovën për nga jetëgjatësia e popullsisë.

Në vendin e 43 në listë, në Shqipëri mosha mesatare e jetëgjatësisë është 74.1 për burrat dhe 79.2 për gratë.

Në të gjitha shtetet, mosha mesatare e jetëgjatësisë për gra është më e lartë se ajo për burrat.

Në vendin e parë në listë, për jetëgjatësi më të madhe krahasuar me të gjitha shtetet tjera është San Marino ku burrat mesatarisht jetojnë deri në 84.1 vjet kurse gratë 86.8 vjet.

Kryesisht popujt me mesatare të jetëgjatësisë më të lartë janë në shtetet evropiane dhe në përgjithësi perëndimore, përfshirë edhe disa shtetet aziatike që kanë ekonomi të zhvilluar.

Kurse shtetet me popullsi mesatarisht më jetëshkurtër janë shtetet afrikane dhe disa shtete të varfra aziatike.

Shteti me jetëgjatësinë mesatarisht më të shkurtër është shteti i Afrikës qendrore Çadi, ku burrat jetojnë vetëm 50.8 vjet, kurse gratë 54.3 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img