1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Sa u nalën pak…” – Sigurohen mesazhet brenda RTK-së, si u synua të heshtet skandali?

Ajo që në shikim të parë u duk një ndikim indirekt i Vetëvendosjes në Radiotelevizionin e Kosovës, tashmë po konfirmohet dita-ditës.

Raportimi i RTK-së në portal dhe në edicionin qendror të lajmeve, nuk ishte rastësi. Ishte një skenar i përgatitur nga eksponentë të pushtetit, dhe dërguar deri te njeriu i tyre i besueshëm në RTK, Rilind Gërvalla.

Në raportimin e RTK-së u citua një media boshnjake, e cila bënte akuza pa asnjë dëshmi se Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia dhe presidenti i Serbisë. Nacionale nuk u kontaktua para publikimit të lajmit, duke shkelur kështu secilin parim gazetaresk.

Një natë më parë, drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, doli me një postim të gjatë në facebook. Aty, ai dha argumente të njëjta sikur deputetët e pushtetit dhe ‘komisarja’ Dejona Mihali. E vlerësoi ‘Slobodna Bosnën’ si kredibile, përderisa kjo e fundit shquhet për dënime për shpifje e për lajme të rreme.

Gënjeu publikisht se RTK-ja nuk e ka përmendur Nacionalen e Periskopin, përderisa lajmi fillestar i kishte me emër të dy mediat, e i cili më pas u editua.

Megjithatë, jo që nuk bëhet fjalë për të marrë përgjegjësi, duket se synimi i udhëheqësjes së RTK-së ka qenë që të heshtet ky skandal që shkaktoi reagim vendor e ndërkombëtar.

Nacionale ka siguruar disa biseda brenda për brenda menaxhmentit të RTK-së, të cilat në thelb dëshmojnë, se synimi ka qenë që duke mos reaguar, të heshtet skandali ku dy media kosovare u akuzuan për financim nga Serbia.

Megjithatë, çfarë thuhet në këto biseda?

Udhëheqësja e mediave online në RTK, Valjeta Kosumi, po del të jetë në krye të këtij skandali. Si përgjegjëse për portal, lajmi shkoi te ajo e para. E komunikimin me drejtorin e televizionit, Rilind Gërvalla, ajo e ka mbajtur gjatë gjithë kohës. Madje, edhe e ka ‘këshilluar’ se si të veprojë në mënyrë që ky skandal të mos bëhet edhe më i madh.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Valjeta Kosumi, duket se ka pasur një komunikim me drejtorin Gërvalla, ish-anëtarin me librezë të Vetëvendosjes. Komunikimi ndodhi pak minuta para se moderatori Ermal Panduri të kërkonte përgjigje nga Gërvalla për këtë skandal.

Nacionale nga burimet e veta ka siguruar disa fjalë të cilat Valjeta Kosumi e ka pasur për synim t’i dërgojë në drejtim të Rilind Gërvallës, por gabimisht, i dërgoi në grupin e Dhomë së Lajmeve të RTK-së në Viber.

Në këto pak fjalë që ka siguruar Nacionale, pasi disa prej tyre ishin fshirë, Kosumi i kërkon Gërvallës të mos reagojë më, pasi, “sa u nalën pak”. Duke aluduar në ndaljen e reagimeve. Më pas, i jep edhe një këshillë se deklaratat për Kallxo.com, kanë qenë të mjaftueshme.

Në pjesën e parë të bisedës, Valjet Kosumi, i thotë Gërvallës të mos flet për media.

Burimet i kanë bërë të ditur Nacionale se këto fjalë, Valjeta Kosumi, ka pasur t’ia dërgojë Gërvallës, por që me të vërejtur se i ka dërguar gabimisht, i ka fshirë menjëherë. Këtë e ka siguruar edhe me ‘Screen Shoo’ gazeta jonë.

“Sa u nalen pak, thjeshte menoj qe sja vlen. Paske fol per qato media, besoj qe qajo mjafton. Ti prape e din”, thuhet ne këtë mesazh që përgjegjësja e mediave online e dërgoi gabimisht në grupin me mbi 60 aëntarë të Dhomës së Lajmeve në RTK.

Disa sekonda më pas, ajo i fshiu menjëherë këto fjalë. Por, këto nuk i ikën burimeve të Nacionales, të cilat arritën t’i ruajnë fotografitë.

Komunikimi ndodhi pak para se Ermal Panduri në RTV Dukagjini të kërkonte përgjigje nga Gërvalla, e pak minuta përpara se Rilind Gërvalla të dilte me postimin e tij të gjatë në rrjete sociale, ku e sqaronte gjithë situatën, duke bërë që biseda e Valjeta Kosumit me Gërvallën, të marrë formë.

Në një reagim të gjatë drejtori i RTK-së, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, i ka qëndruar fije për pe lajmit të rremë të “Slobodna Bosna”-s ku akuzohen media Nacionale dhe Periskopi se gjoja janë në kontroll të terroristit famëkeq dhe liderit të grupit paraushtarak që sulmoi Kosovën, Millan Radojçiq.

Gërvalla përveç që s’u distancua nga lajmi i ashtuquajturi “hulumtim” – ku mbarë teksti s’ka asnjë provë, fakt, të dhënë apo shifër objektive që do të mbante edhe më minimalisht një standard gazetarie, profesionale apo etike – tha se Slobodna Bosna është “medium serioz”; pavarësisht se i njëjti medium nga verifikuesit e certifikuar të mediave si “Raskrinkavanje” në Bosnje e dhënë si “lider në rajon për dezinformim”.

Vlerësimet profesionale për të botuar a jo lajme si këto s’janë asnjëherë të lehta. Meqë lajmi nuk është produkt i hetimeve vetjake, gazetari duhet të gjykojë për seriozitetin e medias që citohet. Aty do shtruar një sërë pyetjesh. A është anonim portal që citohet, apo ka redaksi profesionale me redaktor përgjegjës. Çfarë historie ka si medium. A ka vlerësime nga shoqatat e gazetarëve në vendin përkatës”, ka shkruar ai.

Pastaj, Gërvalla gënjen se nuk ua ka përmendur emrat mediumeve – Nacionales dhe Periskopit – ku deputetët Dimal Basha dhe Sali Zyba i kanë të botuara tekstet e RTK-së në profilet e tyre në Facebook ku përmendin Nacionalen dhe Periskopin.

“Jam i bindur se komisioni do të konfirmojë parimet bazë dhe caqet e standareve etike të gazetarisë, duke vendosur në plan të parë të drejtën sipërore të publikut për informim. E mbi të gjitha të drejtën e RTK-së për të qenë në krye në raportimit edhe kur prej tij ka debat shoqëror”, ka shkruar Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img