Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Sshwarz, i ka reaguar ashpër kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili pak më parë lëshoi një reagim për sulmin në Veri, ku u vra një pjesëtar i Policisë.
Borrell e ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar që autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë. Ai ka thënë se ka rrezik të vriten edhe njerëz të tjerë përreth Manastirit të Banjskës.
Mirëpo, Gërvalla është shprehur e pakënaqur me deklaratën e diplomatit spanjoll, teksa ia shtroi edhe disa pyetje.
“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?
Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?”, pyeti ajo në platformën “X”.