0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje.

Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Sipas statistikave, vitin e kaluar nga fundi i majit deri në shtator temperaturat e larta shkaktuan vdekjen e rreth 62 mijë evropianëve. Numri më i lartë u regjistrua në Itali, me mbi 18 mijë humbje jete, pasuar nga Spanja, Greqia dhe Gjermania.

Ekspertët thonë se është e lartë gjasa që moti të bëhet akoma më i nxehtë. Dhe kjo do të thotë potencialisht edhe më vdekjeprurës.

Deri tani, kjo verë ka thyer rekordet: me qershorin më të nxehtë dhe javën më të nxehtë të të regjistruar ndonjëherë në botë në fillim të korrikut.

Ndryshimet klimatike globale po shkaktojnë rritje të temperaturave në mbarë botën. Por në Evropë, temperaturat janë rritur dy herë më shpejt se mesatarja globale.

Masa për adaptimin ndaj nxehtësisë

Ekspertët thonë se qeveritë duhet të ndërmarrin menjëherë masa për parandalimin dhe adaptimin ndaj nxehtësisë, për të mbrojtur ata që janë në rrezik.

Kjo përfshin, për shembull, përmirësimin e njoftimeve rreth valëve të të nxehtit dhe vënien në dispozicion të mjediseve publike me ajër të kondicionuar, gjë që do të ndihmonte për të parandaluar deri në 100 mijë vdekje të parakohshme të lidhura me nxehtësinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img