8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sa të dashur duhet t’i ketë një femër, që “të rehatohet” në martesë

Meshkujt gjithmonë dëshirojnë që bashkëshortja e tyre e ardhshme të ketë përvojë jo të pasur seksuale. Atë që nuk e dinë kur martohen me femrën e cila ka pasur më pak se dy partnerë, është divorci i sigurt.

Shkencëtarët e ShBA-së kanë botuar studimin më të ri lidhur me këtë temë dhe rezultatet e hulumtimit janë goxha befasuese, shkruan Elite Daily.

Sipas këtij studimi, i cili është botuar në blogun e Institutit të Hulumtimeve të Familjes, femrat të cilat kanë pasur më pak se dy partnerë seksualë para martesës do të kërkojnë kënaqësinë te të tjerët, të cilat herë do kur ta përfundojnë martesën; apo do të humbin interesimin fare për seks, gjë që është e sigurt që e shkatërron martesën.

Formula është hartuar për ata që po kërkojnë për dashurinë e jetës, për ata që mendojnë ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër dhe për ata që po e rivlerësojnë lidhjen e tyre në çift.

Femrat kurrë askujt nuk do t’ia pranojnë, madje shpesh as vetes sa meshkuj kanë pasur, përkatësisht me sa meshkuj ka shkuar në shtrat.

Ka femra të cilat dëshirojnë të bëjnë seks me partnerët me të cilët e dinë që nuk kanë të ardhme bashkë. Këtë e bëjnë vetëm e vetëm për t’i kënaqur nevojat e veta seksuale, ndërkaq nuk brengosen që kur të ndahen a do të vuajnë apo jo.

Mendojmë që në të ardhmen femrat do të kenë më shumë përvojë seksuale para martesës, sepse meshkujt e sotëm po përpiqen ta shtyjnë fillimin e jetës së përbashkët sa më shumë që të jetë e mundur./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img