Site icon PrishtinaPress

SA SHUMË NA MUNGON SHTETI

Sikur të kishte shtet, njё polic do ta ruante njё qytet, kurse sot, edhe njëqind policё nuk ruajnё dot asnjё rrugicё! Ёshtё sa për krahasim shprehja, por nuk e kam aty qёllimin se sa tek realiteti qё jetojmё, kur ёshtё fjala pёr rendin, ligjin që aq shumë e torturojmë duke e përmnedur. Autoriteti i një polici nuk do tё thotё qё qytetarët te kishin frikё policin, por kishin ligjin,shtetin i cili do të qёndronte prapa policit !
Shteti ti qёndronte prapa tё gjithёve, edhe prapa mёsuesit, edhe prapa punëtorit qё te kishte dinjitet, edhe prapa punonjësit tё administratës edhe prapa edukatores sё çerdhes e kudo… Çdo shtet ka ligje dhe ligji ёshtё frika, pёr atё qё hiqet “trim” e del mbi ligjin!
Nё kohёt e sotme, ndryshe nga dje, pa bёrё moral se çfarё shteti kishim, krahasuar me kohёn e sotme nё kohёn e njё shteti formal, ka njё ndryshim tё madh. Mё mirё njё shtet e t ‘i bindemi qoftё edhe nga frika, se sa njё shtet qё askush nuk i bindet, tё gjithё kёrkojnё nga ai e askush nuk pёrfiton, perveq politikanëve dhe sejmenve te tyre, tё gjithё e shajnё e ai “dremit” nё “parajsёn” demokratike!
Sa mё shumё koha kalon, aq mё shumё njerzit po zhgënjehen, humbasin besimin se nё tё ardhmen do tё vijnё ditё mё tё mira. Ёshtё bёrё zakon tashmё, qё krahasimet tё bёhen me tё kaluarёn, me sistemin qё lamё pas. Por, a mjafton kjo? Sigurisht qe jo. Zhvillimet e fundit ne veriun e vendit kanë dëshmuar sa shumë na mungon shteti dhe besimi në shtet. Një operacion i përgatitur i policisë me nofken “TRENI” dhe pa asnjë zhvillim ku do të matej forca reale, bëri që i tërë shteti të frymoj ndryshe për të pakten një javë.
Të gjitha profilet në rrjetet sociale, në shenjë mbështetjë për shtetin vendosen foto nga uniforma e policisë, komente nga më të ndryshmet në përkrahje të shtetit, për një operacion policor, që fundja është obligim dhe në shtetin normal që s’e kemi, nuk do të duhej as të diskutohej e jo të shpalleshin “heronjë” zyrtarë të shtetit që paguhen të mbrojnë vendin.
Në diten e trenit asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur. Shteti ka kryer detyren e vet. Fakti që ndodhi tërë ajo zhurmë tregon se në skemi besuar në këtë shtet, nuk besojmë ende në fuqin e tijë, kjo jo për fajin tonë por, për fajin e bartësve të shtetit, që na e shuan besimin se guxojnë të bëjnë diçka mirë prandaj një punë e mirë të gjithëve na gëzoi për çudi.

Si pёr inat, e njejta ndodhi edhe me murin, të gjithë politikanët tanë në kolon duke u shtyrë me bërryla se kush ka merit për rrëzimin e tij!? Në faktë edhe kësaj here qytetari jonë u gëzua ndoshta sepse na mungojnë lajme të mira nga shteti e jo pse keta bënë diçka te mirë ngase muri do të duhej të ndalohej posa filloi të ndërtohet jasht plani urbanisitik.

Jemi mësuar të ndëgjojmë vetëm afera korruptive, hajni klasike, milionera të rinjë që mbijnë nga hiqi posa të marrin një post drejtues publik, të ndonjë ndërrmarje publike apo agjencion të “pavarur”, e që për qudi pa fije turpi thirren në slloganin citoj: Nuk është keq me vjedhë por keq nëse kapesh !!!

Jemi mësuar të shohim gjumin e thellë të prokurorisë dhe gjykatave që janë në komë dhe nuk kthejnë besimin e qytetarit në shtet. Tani është koha e fundit që qytetari të mos lejoj që të vidhet, nënqmohet, poshtrohet më shumë, por të ua tregoj vendin njëhere e mirrë të gjithve që keqpërdorën besimin tonë si qytetarë. Këtij vendi i duhet një lider i fortë që i shpallë luftë hajnisë dhe korrupsionit e bandave dhe na e kthen besimin në institucione.

Një shembull i mirë ishte reagimi qytetarë ne Rumani, nga shembujt e mirë duhet të përfitojmë. Leni fjalët e ankesat e kota, kërkohet veprim konkret, Fol aty ku je, denonco të keqen ndryshe ska shpëtim.

Shemsi Jashari
Drejtor Ekzekutiv
“Demokracia Fillon Këtu”

Exit mobile version