“Një sondazh kushton sot prej 25-50 mijë euro…”.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.
Kështu zbulon sondazh i publikuar mbrëmë në Debat Plus i zhvilluar nga UBO Consluting.
Sipas të njëjtit Partia Demokratike del e dyta me 18.2%, Lidhja Demokratike e treta me 17.9% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë renditet e katërta me 6.8%, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, sa kushton një sondazh?
Disa shifra për këtë çështje i ka publikuar mbrëmë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së tutje ka pyetur se “prej nga këto para”?
“Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë”, ka thënë Haradinaj