-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Sa kushtojnë sondazhet që nxjerrin “partitë fituese” të zgjedhjeve?

“Një sondazh kushton sot prej 25-50 mijë euro…”.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Kështu zbulon sondazh i publikuar mbrëmë në Debat Plus i zhvilluar nga UBO Consluting.

Sipas të njëjtit Partia Demokratike del e dyta me 18.2%, Lidhja Demokratike e treta me 17.9% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë renditet e katërta me 6.8%, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, sa kushton një sondazh?

Disa shifra për këtë çështje i ka publikuar mbrëmë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së tutje ka pyetur se “prej nga këto para”?

“Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë”, ka thënë Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img