Kryetari i Komunës së Pejës, në kohë fushate tash kur pritet ta kërkojë edhe një mandat të dytë në drejtimin e qytetit, mund të thotë se ka punuar më shumë se sa një person.
Por megjithatë Gazemend Muhaxheri është një person. Dhe është veç një kryetar i Pejës.
Megjithatë në profilin e tij në Facebook, përshkrimin e detyrës së tij ai e ka shkruar “kryetarë”, me “ë” që e bën në shumës fjalën që përshkruan pozitën udhëheqëse.
Muhaxheri është në krye të Pejës që nga viti 2014.