Agjencia e Statistikave të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës për vitet 2009 dhe 2010 ka marrë vetëm ndryshimet në gjatësinë e rrugëve Nacionale dhe Regjionale kurse duke filluar nga viti 2011 e këndej kemi filluar të pranojmë edhe të dhënat për kategorinë – Auto udhë.
Kështu gjatë vitit 2011 ka pasur gjithsej 38 km Auto udhë të reja, në vitin 2012 kësaj i janë shtuar edhe 22.4 km gjatë vitit 2013 po ashtu janë shtuar edhe 17.6 km Auto udhë ,në vitin 2016 janë shtuar 20 km dhe ne vitin 2017 janë shtuar 10 km Auto udhë dhe tani gjatësia e Auto udhës2 gjithsej është 108 km. Në vitin 2015 janë shtuar 10.3 km rrugë Regjionale.
Sipas të dhënave të prezantuara vërehet se në vitin 2017 në territorin e Kosovës kemi 2,043.4 km, ku në kategorinë e rrugëve Auto udhë janë 5%, Nacionale 31% ndërsa 64% janë rrugë Regjionale.
Nga tabela e mësipërme vërehet se në vitin 2017 nga gjithsejtë 2,043 km rrugë, 1,953.4 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 90 km apo 4.4% e rrugëve janë të pa asfaltuara./Lajmi.net/