Site icon PrishtinaPress

Sa ka punë për 70 zëvendësministrat e Kosovës?

Në kabinetin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numër ky që vazhdimisht është kritikuar nga përfaqësues të shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmton buxhetin e Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë.

Në opinion, shpesh është ngritur edhe dilema se çka mund të punojnë të gjithë këta zëvendësministra, marrë parasysh që edhe vendet me popullatë shumë më të madhe sesa Kosova nuk kanë numër kaq të madh të punësuarve në postet nënministrore.

Se ka numër të madh të zëvendësministrave në qeveri, këtë e pranojnë edhe vet ata.

Koalicioni aktual qeverisës përbehet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe e cila merr pjesë vetëm pjesërisht në punën e ekzekutivit dhe disa parti tjera më të vogla.

Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është zëvendësministër i Shëndetësisë. Berisha thotë se detyrat në ministrinë ku ai punon janë të ndara, por që nuk e mohon faktin se numri i madh në raste të caktuara, pengon punën efikase.

“Meqenëse ishte marrëveshje e caktuar politike, pasi qeveria aktuale është e krijuar nga shumë parti politike, bazuar në atë marrëveshje është një numër i tillë i ministrave. Por, sikur të ishin më pak ministra do të ishin më funksional”, tha Berisha.

Exit mobile version