2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sa herë bisedoi Kusari me Radojçiqin në telefon dhe çfarë i tha ai në një mesazh? Zbulohen detajet e reja nga përgjimi

Sa herë bisedoi në telefon shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me bosin e krimit në Veri? Çfarë i tha ai në një mesazh? Zbardhen detajet e reja nga afera Kusari.

Është publikuar video-përgjimi i dytë pjesë e të cilit është shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Në të mund të kuptoni se sa herë ka biseduar Mimoza Kusari me Millan Radojçiqin, dhe çfarë i ka thënë ai në një mesazh që ia ka përcjell Sllavko Smiqit.

Këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar, por përgjimi i parë është publikuar dje nga Nacionale.

Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, në përgjimin e parë Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Pas kësaj, Simiç thotë se “një herë kemi biseduar më gjatë, ku kemi folur për energjinë në veri, a e mban mend. Kemi provuar të gjejmë zgjidhje dhe të ndërtojmë raport partnerësh dhe disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet të ndikojë as Vuçiq”.

Çfarë tha Kusari mbrëmë për përgjimin?

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka mohuar se ka komunikuar me Milan Radojçiqin.

Ajo ka thënë se komunikim ka pasur vetëm me anëtarët e Listës Serbe brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq dhe Slavko Simiq.

“Jo, unë në fakt, unë s’kam as nr e as kontakt me Millan Radojciqin, unë kam pasur kontakt me personat që i përmenda dhe gjatë gjithë kohës i kam rezistuar komunikimit me të. Komunikimin që Lista Serbe e kanë me të dhe kjo është çështje e tyre, pasi ata e kanë edhe nënkryetar në Qeverinë Kurti është kthyer urdhërarresti dhe aktakuza për të dhe ai kudo që të zihet do të arrestohet. Unë nuk kam biseduar me të, Lista Serbe kanë folur më të, kjo është përpjekje e dëshpëruar e opozitës tonë të cilët i kanë pasur partnerë ata”, ka thënë ajo në Dukagjin.

Publikimin e përgjimeve ku është e përfshirë, Kusari-Lila e ka quajtur përpjekje për ta njollosur Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kurse sa i përket komunikimit në fjalë, për mua kanë qenë dy persona kontaktues, shefi i grupit parlamentar Igor Simiq dhe nënkryetari i atëhershëm, Sllavko Simiq, që tash e kanë tregu që përkundër përpjekjeve të përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto pretendimeve të një portali në veçanti e tregojnë një përpjekje të dëshpëruar të asaj se çfarë po ndodh në terren. Sot në terren janë institucionet e Republikës janë grupe të lidhura me këto grupe kriminale që po arrestohen, sipas veprave, që i kanë bërë dhe veriut po i kthehet normaliteti. Krejt cka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur qeverinë dhe kryeministrin, por edhe pozitën, për mua kjo është një formë absurde mënyra, po normalisht jam këtu për të qenë për secilin që ka pyete për këtë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img