Site icon PrishtinaPress

Sa është numri i policëve që do të largohen nga objektet e komunave veriore me marrëveshjen Bislimi -Lajçak

Qeveria e Kosovës ka pranuar që të zvogëojë prezencën e Policisë së Kosovësnë komuant veriore.

Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Një marrëveshje e tillë është arritur në Bratisllavё, ku Kosovën e ka përfaqësuar Besnik Bislimi.

Kjo është një nga katër pikatnë të cilat është arritur dakoordim.

”Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version