Site icon PrishtinaPress

Sa është numri i mërgimtarve në Diasporë?

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër

Mirëpo a është real ky numër?

Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapërsirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë.

Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj me afro 200 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me afro 150 mijë. Po ashtu Italia, Sllovenia dhe Austria janë shtetet tjera ku numri i kosovarëve është i lartë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

Exit mobile version