4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sa është i bazuar kërcënimi i Nikolic kundër Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, për herë të pare, pas pothuaj 18 vitesh të largmit të forcave serbe nga Kosova, përmend hyrjen e tyre në Kosovë.

Kthimi i trenit provokativ serb, me ikonografi mesjetare dhe me parulla tepër provokuese për popullatën shumicë në Kosovë, të tilla si “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të ndryshme, i ka vënë në një pozitë tepër të palakmueshme zyrtarët serbë. Opinioni publik në Serbi reagoi përgjithësisht me nervozë duke i komentuar lajmet si disfatë të rëndë të zyrtarëve serbë.

Duket se kjo shkaktuar nervozë të madhe te këta zyrtarë, sidomos te kreu i shtetit serb, Nikolic. Mediat serbe raportojnë se Nikolic ka kërcenuar haptas me angazhimin e ushtrisë serbe në Kosovë nëse, siç ka thënë ai, “serbët do të vriten”.

Nikolic, me gjasë, ka harruar se institucionet e Kosovës nuk e kanë asnjë qëllim që të vrasin serbë apo t’u shkaktojnë ndonjë dëm atyre, meqë janë qytetarë të shtetit të Kosovës.

Aspekti tjetër që Nikolic, përsëri, ka harruar është se kërcënimi i tij nuk është thjeshtë paralajmërim i agresionit ndaj Kosovës por edhe konfrontim direkt me Alenacën Atlantike – NATO.

Siç dihet, pas përfundimit të luftës në Kosovë, me 9 qershor 1999, NATO kishte lidhur një marrëvshje me të ashtuquajturën RFJ (federata Serbi – Mali i Zi), e njohur si Marrëveshja Tekniko Ushtarake e Kumanovës, me të cilën ushtria serbe u detyrua që të tërhiqej plotësisht nga Kosova me pamundësimin e kthimit të saj.

Kështu NATO i dha detyrë vetes që të jetë engjulli mbrojtës i Kosovës në një periudhë të pacaktuar.

Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, e cila për nga karakteri i saj është tërësisht obligative për të gjitha shtetet e botës. Ndonësë kishte dhe ka ende paqartësi sa i përket aspektit politik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (GJND), kishte konkulduar se kjo rezolutë ka karakter neutral ndaj statusit të Kosovës, pra nuk thotë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, siç pretendon pala serbe. GJND kishte konkluduar se Deklarata e pavarsësisë së Kosovës nuk kishte shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare e as rezolutën 1244, pra, ishte në përputhje me to.

Por ajo që është krejtësisht e qartë në këtë rezoluë është aspekti ushtarak i saj. Rezoluta, në pjesën e sigurisë, kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe.

Pika 9 e rezolutës 1244 thotë:

“Këshilli i Sigurimit – Vendosë që përgjegjësitë e pranisë ndërkombëtare të sigurisë që do të vendoset dhe do të veprojë në Kosovë, do të përfshijnë:

Frenimin e luftimeve të rifilluara, mbajtjen dhe aty ku është e nevojshme imponimin e armëpushimit, sigurimin e tërheqjes dhe parandalimin e kthimit në Kosovë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Federatës dhe Republikës, përveç siç parashikohet në pikën 6 të aneksit 2”.

Siç mund të shihet, prania ndërkombëtare e sigurisë, që i ishte besuar NATO-s, me misionin KFOR, e kishte për detyre, dhe vazhdon t’a ketë në afat të pacaktuar, që të sigurohet se forcat serbe janë tërhequr nga Kosova dhe të parandalojë kthimin e tyre në Kosovë përveç asaj që parashihet në pikën 6 te aneksit 2. Pika 6 e ankesit 2, në fakt, parasheh kthimin e “disa qindrave pjestarëve të personelit jugosllav” në Kosovë që do të kishin detyra shumë specifike, si për shembull: ruajtja e manastireve serbe, deminimi, zyra ndërlidhëse dhe prezenca në pikat kufitare. Me fjalë të tjera detyra plotësisht jo ushtarake. Në këto kushte, kur NATO, sipas rezolutës 1244, e ka për detyrë që të parandalojë hyrjen e forcave serbe në Kosovë, tashmë është e qartë se Nikolic nuk e ka kërcënuar vetem sovranitetin e Kosovës por haptazi edhe misionin e KFOR-it, përkatësisht NATO-n.

Një agresion i mundshëm ushtarak i Serbisë në Kosovë do të thoshte sulm direkt ndaj NATO-s dhe obligimeve që kjo organizatë ushtarake i ka për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Duhet pritur që NATO do t’ia përkujtojë Nikolic se cilat janë obligimet e Serbisë në këtë pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img