12.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

“Sa e çuditshme edhe qesharake”, Hasanpapaj tregon disa nga shkeljet e gjetura nga Kushtetuesja për KPK-në

Avokati Bardhyl Hasanpapaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cilat janë të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese në ligjin për Këshillin Prokurorial të nisur nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Fillimisht ai përmend pikat të cilat Kushtetuesja i konsideron të drejta.

“Dua të sqaroj një dy tri elemente të tij. Në pikën e parë Kushtetuesja e ka thënë se Kuvendi ka të drejtë ta caktojë me ligj funksionimin e KPK-së. Në pikën dy ka thënë se është dakord me proporcionin që ka zgjedhjë Kuvendi, 4+3, dhe ka të drejtë me këtë proporcion. Këto dy pika thotë se nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Tutje ai ka përmendur ligjin që, ai e konsideron se e shndërron KPK-në në shoqëri aksionare.

“Shkelje është dhënia e vetos ndaj një anëtari i të zgjedhur të Kuvendit. Pra në votimin e parë dy anëtarët duhet të jenë pro vendimit, por në votimin e dytë, në asnjë mënyrë nuk bëhet pa qenë të paktën një anëtare e atyre të zgjedhur nga Kuvendi pro vendimit. Cka i bie se të gjitha anëtarët tjerë, nuk kanë të drejta sa këta të zgjedhur nga Kuvendi. Pra kjo i bjen sikur shoqëri aksionare, që një njëri ka të drejta më shumë se të tjerët”, vazhdoi ai.

“E treta është se Avokati i Popullit ka të drejtë të emërojë një anëtarë dhe ta dërgojë në KPK. Që është sa e çuditshme dhe qesharake. Avokati i Popullit sipas ligjeve tona nuk ka të drejtë as të zgjedhë zëvendësit e tij. Pra ky ligj i delegon të drejtën të dërgojë një të emëruar nga ai”, shtoi Hasanpapaj.

Ai tregon edhe se si do të ndahej përzgjedhja e anëtarë të KPK-së, sipas ligjit të ri.

“Ligji e ndan në këtë mënyrë. Kryeprokurori, që është ex-officio, tre prokurorë dhe tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img