11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Sa do të paguhen mësuesit, mjekët e politikanët me Ligjin e ri për Paga?

Është publikuar Ligji i ri për pagat në sektorin publik. Pritet që pagat e të gjithë zyrtarëve publikë të ndryshojnë.

Kanë postet më të rëndësishme shtetërore.

Për angazhimin e tyre në institucione, presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit marrin pagë mujore. 

Me projektligjin e ri për Pagat, vlera e pagesës mujore për ta pritet të ndryshojë. 

Kjo nëse miratohet propozimi i Qeverisë Kurti që vlera e re e koeficientit të jetë 120 euro, nga 239 sa është aktualisht. 

E para e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, me këtë llogaritje do të paguhet 2260 euro në bazë të llogaritjeve me koeficientin 18.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të marrin një pagë prej 2040 eurosh në muaj. 

Por i dyti me pagën më të madhe pas presidentes është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që do të ketë 2100 euro pagë.

Nëpër komuna, kryetarët e tyre do të paguhen në vlera të ndryshme, varësisht nga qyteti që drejtojnë. 

Mbi këtë kriter, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të marrë 1800 euro.

E rreth 1500 euro do të jetë paga e kryetarëve të komunave tjera.

Në anën tjetër, me këtë projektligj kanë ndryshuar edhe pagat në arsim e shëndetësi.

Me koeficientin e deritanishëm pritet që një rektor të paguhet 1704 euro, dekani 1536 euro ndërkaq një profesor i rregullt 1488 euro. 

Mësimdhënësit në shkolla fillore do të paguhen 672 euro, ndërkaq ata në shkolla të mesme afër 700 euro.

Në sistemin shëndetësor një mjek i përgjithshëm pritet të paguhet afër 900 euro.

Mjekët që janë në specializim 960 euro, ndërkaq specialistët afër 1450 euro.

Edhe në institucionet e sigurisë, pagat parashihet të pësojnë ndryshime. 

Komandanti i FSK-së do të paguhet 1800 euro ndërsa një ushtar rreth 600 euro.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë do të paguhet 1740 euro.

Një polic rreth 530 euro, ndërkaq një polic i ri do të marrë rreth 500 euro.

E edhe në sistemin e shërbimit jashtë vendit, ambasadorët e këshilltarët do të kenë paga më të larta. 

Njësoj edhe gjyqtarët, prokurorët e po ashtu edhe kryesuesit e Këshillit Prokurorial e Gjyqësor së bashku me të gjithë zyrtarët tjerë.

Në miratimin e buxhetit të vitit të ardhëm do të vendoset për vlerën e të koeficientit dhe atëherë do të dihen saktësisht pagat e sektorit publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img