Site icon PrishtinaPress

Rutte uron Trumpin: Pres me padurim të punoj sërish me të

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ndihmon në “përparimin e interesave të SHBA-së”.

Kjo ndërsa ka uruar Donald Trump për fitoren e tij, transmeton klankosova.tv.

Ai tha në një deklaratë:

“Pres me padurim të punoj sërish me të për të avancuar paqen përmes forcës përmes NATO-s.

Përmes NATO-s, SHBA ka 31 miq dhe aleatë që ndihmojnë në avancimin e interesave të SHBA-së, shumimin e fuqisë amerikane dhe mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve.

Se bashku, aleatët e NATO-s përfaqësojnë gjysmën e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysmën e fuqisë ushtarake të botës.

Ne përballemi me një numër gjithnjë e në rritje sfidash globale, nga një Rusi më agresive, te terrorizmi, konkurenca strategjike me Kinën, si dhe gjithnjë e më shumë përafrimi i Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.

Puna e përbashkët përmes NATO-s ndihmon për të parandaluar agresionin, mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët dhe mbështetur ekonomitë tona.

Presidenti i zgjedhur Trump tregoi një udhëheqje të fortë të SHBA-së gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – një mandat që ndryshoi rrjedhën e shpenzimeve të mbrojtjes në Europë, përmirësoi shpërndarjen e barrës transatlantike dhe forcoi kapacitetet e Aleancës”.

Exit mobile version