10.7 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Rutte pas vizitës në Kosovë: Prania e NATO-s demonstrim i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se vizita e sotme në Kosovë ishte e shkëlqyeshme, duke theksuar se prania e NATO-s demonstron përkushtim për sigurinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin X, Rutte shkroi se me krerët e shtetit diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Vizitë e shkëlqyer sot, së bashku me partnerët kontribuues të trupave. Prania e NATO-s është një demonstrim konkret i përkushtimit tonë të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. U takova gjithashtu me Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Rutte në X.

Ndryshe, në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Mark Rutte theksoi se se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img