4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rusisë i kërkohet të mos birësojnë fëmijë ukrainas të ‘vjedhur’

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u ka kërkuar rusëve që të mos birësojnë fëmijë që ajo tha se ishin “vjedhur” nga vendi i saj gjatë luftës dhe u deportuan në Rusi.

Vereshchuk, duke postuar në Telegram, tha se jetimët ishin “vjedhur në Ukrainë” dhe dyshohet se ishin dhënë për birësim në Rusi. Ajo tha:

“Unë rekomandoj fuqimisht që qytetarët rusë të mos adoptojnë jetimë ukrainas të cilët janë nxjerrë ilegalisht nga territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.”

Gati 20,000 fëmijë ukrainas konsiderohen aktualisht të deportuar ilegalisht në Rusi ose në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, sipas Ministrisë së Integrimit të territoreve të okupuara të Ukrainës.

Rusia thotë se ka evakuuar vullnetarisht njerëzit nga Ukraina dhe pretendon se ka sjellë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi për të mbrojtur jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonën e konfliktit. Ministria ruse e mbrojtjes tha në mes të gushtit se 3.5 milionë njerëz ishin sjellë në Rusi deri atëherë, duke përfshirë më shumë se gjysmë milioni fëmijë.

Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas, 464 fëmijë kanë vdekur deri më tani që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar. Policia ka vlerësuar se 356 janë ende të zhdukur.

Duke shkruar sot në llogarinë e saj në Telegram, Vereshchuk shtoi:

“Edhe një herë u kujtoj të gjithë të ashtuquajturve “prindër birësues” dhe “kujdestar” rusë: herët a vonë do të duhet të përgjigjeni.”

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë lëshoi një urdhër-arresti në fillim të këtij muaji kundër presidentit Vladimir Putin dhe komisioneres së tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img