11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rusinovci: Djegia e hamulloreve e paarsyeshme dhe shumë e dëmshme

Në nivel Kosove, këtë vit, besohet se ishin të mbjella rreth 67 mijë hektarë me grurë, të cilët si pasojë e kushteve klimatike nuk dhanë rendimentet më të mira, thonë ekspertë të fushës.

Pas përfundimit të fushatës së korrje-shirjes, edhe këtë vit, në pjesë të ndryshme të vendit, bujq e jo vetëm, po ia vënë flakën hamulloreve.

Djegia e hamulloreve është një praktikë e keqe dhe shumë e dëmshëm për tokën dhe botën shtazore, thotë për Radio Kosovës, profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci.

“Djegia e hamulloreve është e kobshme, e pa arsyeshme dhe në asnjë mënyrë nuk justifikohet, sepse sjell vetëm dëme. E para, gjithë masa organike kur digjet, kalciumi dhe fosfori mbeten në hi dhe humbin vlerat ushqyese. Azoti avullohet menjëherë. Pra, kemi humbje të elementeve ushqyese. Dhe nuk është kjo e tëra, por me djegien e hamulloreve ne shkatërrojmë mikro-florën, mikro-faunën, pra shkatërrojmë mikroorganizmat të cilët luajnë rol esencial në mineralizimin e materieve ushqyese”, shpjegoi ai.

Tutje, profesori i bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve është veprim që përsëritet ndër vite. Ai shton se bujqit, duke menduar se po i bëjnë mirë tokës, po e varfërojnë atë. Rusinovci ka një rekomandim për bujqit.

“Rekomandoj, djegie të hamujve mos të ketë, por të ketë përmbysje të tyre. Një lavër e cektë 10-12 centimetra do të ndikonte pozitivisht në përmbysjen e hamulloreve që do t’iu nënshtroheshin procesit të mineralizimit, e cila më vonë me një lavër të thellë do të ndikonte pozitivisht në shtim të rendimentit të kulturës pasardhëse si dhe në ruajtjen e ekuilibrit biologjik të mikroorganizmave në tokë”, tha ai.

Djegia e hamulloreve, përveç dëmeve të mëdha që i shkakton në tokë, ndotë edhe ajrin. Andaj, marrë parasysh këto dëme e jo vetëm, djegia e hamulloreve është e ndaluar dhe ndëshkuar në shumë shtete.

Zjarr-vënia e qëllimshme është e ndaluar e ndëshkohet penalisht edhe në Kosovë. Ndërkohë, qytetarët që në këto ditë vere shohin zjarre në fusha a male, apo ballafaqohen me zjarre në pronat e tyre, mund të raportojnë në numrin unik të emergjencave 112 apo atë të zjarrfikësve 193.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img