Një pankartë e madhe me mbishkrimin “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë” është vendosur në Moskë.
Gazetarja Ivana Stradner ka postuar fotografinë ku ka shkruar se kjo është shkruar në Moskë, përballë Rossiya Segodnya, konglomerat mediatik shtetëror.
Ajo ka shkruar në Twitter se Rusia dhe Serbia mbajnë marrëdhënie të mira.
Përndryshe, Rusia ka nis pushtimin e Ukrinës më 24 shkurt të vitit 2022. Atje ende vazhdojnë luftimet, ku kanë humbur jetën një numër i madh i civilëve dhe ushtarëve. Bashkësia Ndërkombëtare më vonë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Serbia, është nga vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione, madje ka refuzuar t’i quaj veprimet ruse si pushtim.