6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rusia vazhdon propagandën, i kapet BE-së dhe Kurtit se po e akuzojnë padrejtësisht Serbinë

Rusia ka vazhduar me stilin e saj të propagandës dhe keqinformimit në raportin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj here, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, aktin e agresionit serb ndaj autoriteteve të Kosovës, po e quan “incident” dhe për këtë, sipas saj, Serbisë po i bëhen akuza të pabaza, përcjell klankosova.tv.

“Pas kësaj, nuk ka dyshim se akuzat e Prishtinës janë të pabaza dhe të padrejta”, deklaroi Zakharova.

Tutje ajo e ka minimizuar tërësisht aktin kriminal serb, në raport me palën kosovare edhe në çështjen e dialogut, duke e paraqitur Beogradin si palë konstruktive.

”Dialogu shumëvjeçar i Brukselit për Kosovën ka treguar bindshëm se e vetmja palë konstruktive që përpiqet për një zgjidhje të civilizuar, paqësore, ligjore ishte dhe mbetet Beogradi”.

Ndërsa e rrit dozën e propagandës, ajo pretendon se në Kosovë po bëhet “spastrim etnik i serbëve”.

”Prandaj çdo përpjekje për ta paraqitur Serbinë si luftënxitëse është absurde, është një gënjeshtër që synon diskreditimin e Beogradit, largimin e vëmendjes nga spastrimi etnik antiserb që është duke u nisur kundër serbëve në krahinë”, tha zyrtarja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova.

Ky pretendim i saj është i pabazë, dhe demantohet lehtësisht vetëm nga pamjet e fundit ku shihen autoritetet e sigurisë së Kosovës duke ndarë paqe me fëmijët e komunitetit serb në Banjskë, aty ku edhe ndodhi sulmi terrorist serb më 24 shtator.

Zakharova ka vazhduar të drejtojë gishtin edhe ndaj BE-së, pasi siç thotë, e ka diskredituar plotësisht veten si ndërmjetës.

“Dhe jo vetëm në Ballkan, por edhe në Armeni, për shembull. Ata premtuan të gjitha llojet e gjërave, por nuk bënë asgjë, përveç provokimeve që çuan në shpërthimin e situatës, e cila ishte e nevojshme dhe mund të zgjidhej në rrugë ligjore dhe në fushën politike duke marrë parasysh të gjitha specifikat historike të situatës’’.

Tutje ajo pati edhe akuza ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për siç pretendon se “e ktheu në një normalitet të ri frikësimin dhe poshtërimin e popullatës joshqiptare”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img