1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rusia tregohet zemërmirë me Evropën, zgjatë marrëveshjen për eksportin e drithërave

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja për të lejuar Ukrainën të eksportojë grurë përmes porteve të Detit të Zi është zgjatur edhe për 60 ditë të tjera.

Njoftimi i tij më 17 mars erdhi një ditë para skadimit të marrëveshjes aktuale, e cila mund të zgjatej vetëm me pëlqimin e Rusisë.

Rusia kishte thënë se do të konsiderojë zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, vetëm nëse adresohen shqetësimet e prodhuesve të saj bujqësorë. Ajo kishte sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes, dhe mund të mos e nënshkruante përsëri.

Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit 2022 me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Marrëveshja ka krijuar një korridor të sigurt transit detar dhe pakti u dizajnua për të lehtësuar mungesat globale ushqimore duke lejuar rinisjen e eksporteve nga tri portet e Ukrainës.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh për vitet 2021 – 2022.

Dërgesat nga portet ukrainase monitorohen nga një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll, e cila përfshin përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë.

Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, me Egjiptin, Indonezinë, Turqinë, Pakistanin dhe Bangladeshin si destinacionet kryesore.

Deri në shkurt të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95 përqind të eksporteve të pritura të grurit për atë vit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img