4.2 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Rusia sulmon Ukrainën me mbi 260 dronë brenda natës

Sulmi më i madh me dronë rus që nga fillimi i pushtimit – para tre vjetësh – raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pasa mesnatës në Ukrainë.

BBCraportoi duke cituar zyrtarë ukrainasë se plot 267 dronë – numri më i madh në një sulm të vetëm – kanë flutuar në sulm mbi qiejt ukrainas.

Sipas Forcës Ajrore të Ukrainës, 138 u qëlluan ndërsa 119 dronë ndërsa 119 dronë kurthor humbën pa pasoja negative.

Pasi Rusia nisi sulmin e saj më të madh të vetëm ndonjëherë me dronë mbi Ukrainën brenda natës, ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se kjo “dëshmon se shmangia e cilësimit të Rusisë një agresore nuk e ndryshon faktin se ajo është e tillë”.

“Askush nuk duhet t’u besojë fjalëve të Putinit. Shikoni veprimet e tij.”

Në një postim në X, Andrii Sybiha shton se sulmi kishte në shënjestër “civilët dhe infrastrukturën kritike”.

Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin me dron, por më herët tha se shkatërroi 20 drone ukrainas që u lëshuan në Rusi gjatë natës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img