Këshilli i qytetit të Mariupolit njoftoi se forcat ruse bombarduan një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz të shtunën.
Në një përditësim, në Telegram, thuhet se ndërtesa është shkatërruar dhe njerëzit gjenden nën rrënoja. Në objekt kishte pasur gra, fëmijë e të moshuar, thanë zyrtarët.
Ende nuk dihet nëse dikush ka humbur jetën.
Ndryshe, janë bërë 26 ditë që kur forcat ruse filluan sulmet e tyre në Ukrainë, pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të nisur atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.