Site icon PrishtinaPress

“Rusia sulmoi një qytet të Bjellorusisë, po provokon”

Forca ajrore ukrainase ka deklaruar se ka parë avionët rusë të qëllojnë në një qytet në Bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën.

Kyiv beson se sulmi i supozuar, i cili erdhi nga hapësira ajrore ukrainase, ishte në një përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.

Sulmi thuhet se ka ndodhur në orën 14:30 me orën lokale (12:30 GMT).

Pretendohet se avionët rusë fluturuan nga aeroporti i Dubrovytsya në Bjellorusi, hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas qëlluan mbi qytet.

Në deklaratë thuhej: “Ky është një provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!” /abcnews/

Exit mobile version