1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Rusia – shtet kriminal”: Ukraina kërkon të ndjekë penalisht sulmin në spitalin e fëmijëve

Prokurori i lartë i Ukrainës ka kërkuar që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht Rusinë për një sulm me raketa në një spital për fëmijë në Kiev.

Në një nga valët më të rënda të sulmeve ruse në të gjithë vendin, 44 njerëz u vranë, duke përfshirë dy mjekë në spitalin Okhmatdyt.

Zyra e prokurorit të GjNP-së tha se një nga ekipet e saj kishte vizituar spitalin, por nuk komentoi publikisht se cilat aktakuza po heton.

“Është e rëndësishme të tregojmë se vetë Rusia, për momentin, është një shtet kriminal”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin.

Moska mohon të ketë sulmuar spitalin pavarësisht nga të gjitha provat e disponueshme që tregojnë se ata e kanë bërë, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Një mision i OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se ka “një gjasë të madhe” që spitali të jetë goditur drejtpërdrejt nga një raketë ruse dhe shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha se kishte prova të qarta se objekti mjekësor ishte goditur nga një raketë lundrimi ruse Kh-101.

GjNP-ja  ka lëshuar gjashtë urdhër-arreste për krime të dyshuara ruse në Ukrainë, duke përfshirë një kundër presidentit rus Vladimir Putinit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img