Autoritetet në Rusi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën e Kurskut, e cila është pushtuar nga forcat ukrainase që nga e marta. Komandanti në detyrë i provincës, Alexei Smirnov, shpjegoi se masa është e nevojshme “për të kufizuar efektet e pushtimit të forcave armike në rajon”.
Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga zonat kufitare ukrainase pranë rajonit Kursk të Rusisë.
Moska njoftoi më herët sot se ishte e angazhuar në luftime të ashpra kundër forcave ukrainase që pushtuan rajonin e Kursk të Rusisë në një nga inkursionet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se inkursioni ukrainas në Kursk ishte një provokim i madh dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e quajti sulmin e Ukrainës në Kursk një tjetër sulm “terrorist dhe provokues” ndaj civilëve.