Site icon PrishtinaPress

Rusia: SHBA po përpiqet të na ndëshkojë!

Ministria ruse e Punëve të Jashtme kritikoi sot sanksionet e reja të SHBA-së kundër Rusisë dhe Sirisë.
“Ky zgjerim i sanksioneve amerikane kundër Rusisë (…), në një moment që sulmet e përgjakshme në Ankara dhe Berlin duhet të bashkojnë njerëzit e arsyeshëm në rezistencën e tyre ndaj kërcënimit terrorist, dëshmon për një humbje të plotë nga Uashingtoni të sensit të realitetit”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë.
“SHBA-ja përpiqet kështu të na ndëshkojë për mbështetjen e qeverisë siriane në luftën kundër terrorizmit që kërcënon jo vetëm këtë vend, por të gjithë botën”, vijon njoftimi.
SHBA-ja njoftoi dje se ka vendosur në listën e saj të zezë ekonomike gjashtë ministra siriane dhe përgjegjës të bankës ruse “Tempbank” për rolin e tyre të dyshuar për dhunën e kryer nga regjimi i presidentit Bashar al Asad.

Exit mobile version