-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rusia propagandon me bombardimet e NATO-s pasi Bideni e quajti kasap Putinin

Pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë vizitës në Varshavë e quajti kasap presidentin rus Vladimir Putin, në reagim, Kremlini e ka vazhduar propagandën me intervenimin ushtarak të NATO-s më 1999 për ta ndalur luftën në Kosovë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov dy ditë më parë i komentoi deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden.

“Në fund të fundit, ky është një njeri që dikur kërkoi, duke folur në televizion, që Jugosllavia të bombardohej…. Ai kërkoi vrasjen e njerëzve”, tha Peskov për agjencinë shtetërore ruse TASS.

Të shtunën, Biden foli para Pallatit Mbretëror në Varshavë. Tha se “kjo luftë po e çon Rusinë në shekullin e 19-të” dhe se “Europa duhet t’i japë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse”.

“Mos kini frikë”, tha Biden, duke shtuar se “një diktator nuk mund të fshijë kurrë dëshirën e njerëzve për liri”.

Në fund të fjalës së tij, Biden, duke folur për Putinin, tha: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Këto deklarata e irrituan Kremlinin, që bombardimet e NATO-s më 1999 dhe luftën në Kosovë i ka bërë pjesë kryesore të propagandës që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Së fundmi, një ekip i Kontrollit të Fakteve në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters e ka përgënjeshtruar Misionin e përhershëm të Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), i cili kishte publikuar një fotografi nga lufta e vitit 2003 në Irak, duke e interpretuar atë si foto gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img