-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rusia pritet të lirojë gazetarët amerikanë, Evan Gershkovich dhe Alsu Kurmasheva

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka mirëpritur raportet se reporteri i “Wall Street Journal” Evan Gershkovich dhe redaktorja e Radio Evropa e Lirë (RFE/RL) Alsu Kurmasheva, të dy këta shtetas amerikanë, do të lirohen si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Me këtë rast, CPJ i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë gazetarët e tjerë të burgosur dhe të ndalojë së ngacmuari gazetarët në ekzil.

“Evan dhe Alsu kanë qenë larg familjeve të tyre për një kohë të gjatë”, tha CEO i CPJ, Jodie Ginsberg. “Ata u arrestuan dhe u dënuan me akuza të rreme që synonin t’i ndëshkonin për gazetarinë e tyre dhe të mbytin raportimin e pavarur. Lirimi i tyre i raportuar është i mirëpritur – por nuk e ndryshon faktin që Rusia vazhdon të shtypë gazetarinë e lirë. Moska duhet të lirojë të gjithë gazetarët e burgosur dhe t’i japë fund fushatës së saj të përdorimit të urdhërarresteve dhe dënimeve në mungesë kundër gazetarëve rusë të mërguar”, ka thënë Ginsberg, raporton Klankosova.tv.

Gershkovich dhe Kurmasheva u dënuan më 19 korrik me përkatësisht 16 vjet dhe 6 vjet e gjysmë burg.

Gershkovich, një shtetas amerikan, kaloi 16 muaj në paraburgim përpara se të dënohej me akuzën për spiunazh; Kurmasheva, një shtetase e dyfishtë amerikano-ruse, u mbajt për më shumë se nëntë muaj para se të dënohej me akuzën e përhapjes së lajmeve “të rreme” për ushtrinë ruse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img