4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rusia po prodhon armë të reja bërthamore

Agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom, njoftoi se po punon për “krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”, siç pohoi presidenti Vladimir Putin i cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

“Është kënaqësi që sot stafi i Rosatom, punonjësit e kompanive të specializuara dhe qendrave kërkimore po përmirësojnë traditat e mrekullueshme të paraardhësve të tyre. Ata po zgjidhin në mënyrë aktive problemet që lidhen me futjen e teknologjive inovative në sektorët e energjisë dhe hapësirës, ​​në mjekësinë bërthamore, ekologjinë dhe në modernizimin e flotës së anijeve nukleare akullthyese. Këta njerëz po marrin pjesë në krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”, është shprehur shefi i Kremlinit në fjalimin e urimit drejtuar punonjësve të industrisë bërthamore.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme të vazhdohet rruga e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimi i kontakteve reciproke të dobishme me partnerë të ndërgjegjshëm e të besueshëm jashtë vendit.

Ndërkohë, The Guardian shkruan se dronët kamikazë iranianë të përdorur në sulmet e fundit ruse kundër qyteteve ukrainase, janë të mbushur me përbërës europianë. Gazeta prestigjioze citon për këto pohime të saj një dokument sekret të dërguar nga Kievi aleatëve të tij për aleatët e tij perëndimorë, ku bën thirrje për raketa me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar vendet e prodhimit të dronëve në Rusi, Iran dhe Siri, transmeton TCH.

Në dokumentin 47 vendesh pretendohet se gjatë tre muajve të fundit, ka pasur mbi 600 sulme në Ukrainë, ku janë përdorur mjete ajrore pa pilot (UAV) që përmbajnë teknologji perëndimore. Mes prodhuesve, thuhet aty janë kompani me seli në vende nismëtare të sanksioneve: Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Holanda, Gjermania, Kanadaja, Japonia dhe Polonia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img