1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Rusia po e pengon hyrjen e Serbisë në BE më shumë se Kosova”

Çështja e Kosovës nuk është pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën drejt familjes evropiane.

Gjermanët mendojnë se problemi qëndron tek marrëdhëniet Serbi-Rusi, dhe qëndrimet e Serbisë ndaj këtij shteti, shkruan ‘Novosti’.

Deputeti i CDU-së, Trostran Fraj thekson se problemi më i madh i Serbisë në eurointegrimin e saj është politika e jashtme.

“Bashkëpunimi në BE është i rëndësishëm në aspektin e sigurisë. Nuk është e mundur të Serbia të ketë një vend me pikëpamjet e politikës së jashtme që ka”, ka thënë Fraj duke vënë në dukje se për integrim është e nevojshme edhe zgjidhja e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

Millan Nish nga qendra e ‘Robert Bosch’ për Evropën Qendrore dhe Lindore, thotë se si të gjitha vendet e tjera kandidate edhe Serbia duhet të bashkohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, jo vetëm në përcaktimin e marrëdhënieve me Rusinë por edhe me vendet e tjera.

“Beogradi thotë se duhet të jetë një rast i veçantë por duhet ta dinë se nuk munden, nëse i bashkohet BE-së duhet ta respektojë politikën e përbashkët”, ka thënë ai.

Nish ka shtuar se çdo vend që dëshiron të hyjë në BE, para anëtarësimit duhet të përcaktojë territorin. “Qipro ishte një përjashtim dhe një shembull i një situate të tillë më nuk funksionon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img