-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rusia planifikon njohjen e Kosovës?

Një eksperte e njohur dhe mjaft e respektuar britanike, Mary Dejevsky, mendon se Rusia po e afron idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e arritjes së një marrëveshjeje më të gjërë mes Moskës dhe Uashingtonit kur Donald Trump të marrë në duart e tij frerët e kombit amerikan.

“Balkaninsight” thotë se komentet e saj, të bëra për revistën “Tablet”, janë një reflektim mbi pasojat e mundshme të një takimi të mundshëm e të shumëpërfolur Trump-Putin.

Miliarderi e ka shprehur në disa raste dëshirën për t’u larguar me kreun e shtetit rus pas betimit si presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkuara dhe vendosjes së marrëdhënieve amerikano-ruse në një kurs të ri.

Dejevsky takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit ndërkombëtar Valdai.

Ajo mendon se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një serie veprimesh që synojnë mbylljen e ngërçeve diplomatike të pas Luftës së Ftohtës dhe përmirësimin e relacioneve mes dy fuqive të mëdha.

Në shkrimin e saj,  Dejevsky thotë se Putin po investon shumë në afrimin me administratën e re amerikane, ndaj dhe pak gjasa ka që ta lërë t’i shpëtojë nga duart mundësia e një marrëveshjeje me të.

Shumë vende perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye, e kanë njohur prej kohësh pavarësinë e Kosovës, por mjaft të tjerë, mes të cilëve Serbia vetë, Rusia, Kina, e pesë anëtare të BE-së, nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

Dejevsky, ish-korrespondente në Moskë dhe Uashington, shkruan aktualisht për “The Guardian”, ndërsa është edhe anëtare e “Think Tank”-ut anglez, Chatham House.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img