1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York.

Në fakt, 93 vende votuan pro mocionit të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete abstenuan.

Ai pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në shtetin e Ukrainës.

Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin dhe kombet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, i dhanë mbështetje shtetit rus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img