Një nëndetëse e re ruse e pajisur me armë bërthamore që janë të afta të asgjësojnë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra doli në det për herë të parë.
“604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Ajo u përurua në një kohë kur Rusia u përfshi në një incident me një destrojer britanik në Detin e Zi.
Ekspertët i frikësohen faktit se mjeti nënujor, me nofkën “Poseidon”, është pajisur me silurë 24 m që nëse shpërthejnë nën ujë mund të shkaktojnë një tsunami radioaktiv dhe kërcënojnë qytetet bregdetare me dallgë shumë të larta.


