Rusia “nuk duhet të jetë” një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield në një intervistë për AFP.
“Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Nuk duhet të jetë, për shkak të asaj që po bën në Ukrainë, por statuti (i OKB-së) nuk lejon ndryshime në anëtarësimin e saj të përhershme”, tha Thomas-Greenfield të enjten nga Kosta Rika, ku po merrte pjesë në një samit të demokracisë.
Rusia do të marrë gjithashtu presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të shtunën për një muaj.
Ambasadorja amerikane tha se pret që Rusia të sillet “profesionalisht” në presidencë, por shprehu dyshime./PrishtinaPress/