Site icon PrishtinaPress

Rusia nis sulmet në Kiev, zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve të mos kthehen

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje banorëve të Kievit që të mos kthehen pasi trupat ruse rifilluan bombardimin e kryeqytetit dhe të gjithë rajonit, sipas la repubblica.

“Çdo ditë 40-50 mijë njerëz kthehen në kryeqytet, që përfaqëson një kërcënim për sigurinë e popullsisë”, tha administrata, ka radhë kilometrash për t’u kthyer në Kiev.

“Ndihma humanitare, shërbimet e urgjencës, mjekët, shërbimet publike dhe ushtria nuk janë në gjendje të përballojë bllokimet e trafikut. Mos injoroni paralajmërimet e sulmeve ajrore, qëndroni të sigurt,” theksuan zyrtarët.

Exit mobile version