Ambasadori rus, Vasily Nebenzya ndërpreu një minutë heshtje në OKB, që po mbahej për të shënuar një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë.
Mirëpo, derisa po mbahej minuta e heshtjes, ambasadori rus, Nebenzya, kërkoi fjalën duke thënë se ata kërkojnë një minutë heshtje për të gjitha viktimat e asaj që ka ndodhur në Ukrainë, që nga viti 2014.
Pas ndërhyrjes, heshtja vazhdoi.