Site icon PrishtinaPress

Rusia merr “mbështetje të fuqishme” nga ky shtet

Në një shprehje të rrallë të mbështetjes për Rusinë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e siguroi presidentin rus, Vladimir Putin, për mbështetjen e tij “të fuqishme”.

Dy udhëheqësit biseduan përmes telefonit, me iniciativën e Karakasit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Maduro i dënoni edhe, siç thuhet, “veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.

Qindra njerëz janë vrarë në Ukrainë dhe së paku gjysmë milioni janë zhvendosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar sulmet, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

Pas telefonatës, Maduro publikoi një mesazh në Twitter me një fotografi të tij dhe Putinit. Ai po ashtu tha se i ka thënë udhëheqësit rus se Venezuela është “në favor të mirëkuptimit dhe dialogut, si mënyrë për të ruajtur paqen”.

Venezuela, së bashku me Kubën dhe Nikaraguan, janë aleate të Moskës nga Amerika Latine.

Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera nuk e njohin rizgjedhjen e Maduros president në vitin 2018.

Exit mobile version