6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rusia kundër Amerikës: Krijimi i ushtrisë së Kosovës vetëm e tensionon situatën

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zaharova ka reaguar ndaj deklaratave të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit Ëess Mitchel i cili gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se askush s’ka veto për sigurinë e Kosovës.
“Krijimi Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe më shumë e tensionon situatën e tensionuar” ka thënë Zakharova.

Ajo ka thënë se ushtria është faktor shtesë destabilizues në Europë. Ndryshe gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Serbi ndihmëssekretari amerikan i shtetit Ëess Mitchel e ka thënë troc se askush nuk mund të vëjë veto në krijimin e ushtrisë së Kosovës duke aluduar në Listën Srpska e cila ka të drejtën e vetos për shkak të shumicës së dyfishtë që kërkon votimi në Parlament për këtë cështje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img