0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rusia kërcënon Poloninë me “një përgjigje të ashpër” – kjo është arsyeja

Rusia premtoi të shtunën se do të reagonte ashpër ndaj asaj që e cilësoi ndërhyrjen e autoriteteve polake “kapje” të paligjshme të një shkolle të ambasadës ruse në Varshavë, një akt që sipas Moskës ishte një shkelje të rëndë e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

Televizioni shtetëror polak TVP Info njoftoi se autoritetet policore kishin shkuar jashtë shkollës së ambasadës ruse në rrugën “Kieleckiej”, në Varshavë, të shtunën në mëngjes.

I pyetur mbi incidentin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Polonisë tha për agjencinë Reuters se ndërtesa ku ndodhet shkolla e ambasadës i përket shtetit polak.

Ministria e jashtme e Rusisë tha nëpërmjet një deklarate se autoritetet polake kishin hyrë në oborrin e shkollës së ambasadës me synimin për ta konfiskuar atë.

“Një akt i tillë nga Varshava, që shkon përtej kuadrit të marrëdhënieve civile ndër shtetërore nuk do të kalojë pa një përgjigje të ashpër dhe pasoja për autoritetet polake dhe grupet e interesit polak në Rusi”, tha ministria në deklaratë.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e ministrisë së jashtmë të Polonisë i tha agjencisë Reuters se është e drejtë e Rusisë të protestojë, por se veprimet e Polonisë ishin konform ligjit.

Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve janë acaruar më tej për shkak të luftës në Ukrainë, pasi Varshava është pozicionuar si një nga aleatët më të fortë të Kievit, duke luajtur një rol udhëheqës në bindjen e aleatëve për t’i siguruar ukrainasve armatim të rëndë në luftimet ndaj trupave ruse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img