Piunët e Vladimir Putinit kanë kërcënuar sërish se do të përdorin bomba thërrmuese në Ukrainë si përgjigje ndaj furnizimeve të ShBA-së me armë të ndaluara globalisht.
Putini është mburrur se ka një “mjaftueshëm” armatim, duke theksuar gatishmërinë për t’i përdorur ato.
Ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu tha në një fjalim më herët sot se Kremlini është përmbajtur që t’i përdorë ato për shkak të shqetësimeve “humanitare”, raporton “Metro” angleze, transmeton Klankosova.tv.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia i kanë përdorur municionet gjatë luftës, por administrata e Bidenit ka hezituar t’i dërgojë ato për shkak të natyrës së tyre të diskutueshme.
“Një problem tjetër humanitar lidhet me vendimin e ShBA-së për të furnizuar Kievin me municione thërrmuese”, tha Shoigu gjatë Konferencës së Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare, pasi trajtoi përfundimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.
“Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht në të kaluarën se përdorimi i municioneve thërrmuese është një krim lufte. Sot, Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij po e kryejnë këtë krim në Ukrainë. S’ka dënim nga organizatat humanitare, siç pritej. Dëshiroj të tërheq vëmendjen për faktin se ne kemi në shërbim edhe municione thërrmuese”.
“Deri më tani, për arsye humanitare, ne jemi përmbajtur nga përdorimi i tyre. Por ky vendim mund të rishikohet”, deklaroi Shoigu.
Forcat ruse kanë përdorur municione thërrmuese në sulme që kanë shkaktuar qindra vdekje civile dhe kanë djegur shtëpi, spitale dhe shkolla, konfirmoi Human Right Watch në një raport nga fundi i majit.
Ushtria ukrainase gjithashtu nuk ka mohuar provat për përdorimin e municioneve thërrmuese.
Pas lëshimit, ato shpërndajnë një numër të madh të “bombave” nga një raketë ose predhë artilerie.