Ushtria e Rusisë ka arritur që t’i shkatërrojë 20 dronë ukrainase mbi gadishullin e Krimesë.
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk ka pasur viktima e as dëme materiale, nga ky tentim-sulm siç e quajti kjo ministri.
Ende nuk dihet caku i kësaj ngjarje, shkruan Deutsche Welle.
Në pjesë të ndryshme të gadishullit, sistemi i mbrojtjtes ajrore është përdorur për t’i zmbrapsur sulmet ajrore ukrainase.