Numri i madh i shqiptarëve që luajnë te Zvicra ka shkaktuar frikë të madhe se në stadium mund të jenë flamuj të Kosovës dhe të Shqiëprisë.
E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ia ka bërë me dije Zvicrës që të mos lejojë prezencën e ndonjë flamuri që ndërlidhet me shqiptarët.
“Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën”, shkruan gazeta serbe.
Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të premten në kuadër të Kampionatit Botëror.