12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Rusia e Putinit shfrytëzon edhe coronavirusin për të bërë propagandë

Një numër i mediave online në gjuhën shqipe kanë rënë pre e kësaj. Së fundmi, një shkrim që rusët i ndërlidhin me forcat e armatosura amerikane dhe coronavirusin ka qarkulluar në internet.

“Diçka e madhe është duke ndodhur në Itali dhe Ballkan” ka qenë titulli që ka shqetësuar qytetarët.

Megjithatë, siç deklarojnë ekspertët, një gjë e tillë është propagandë e Rusisë.

“Është një kaos i vërtetë i shkaktuar nga dezinformatat që ndërlidhen me dislokimin e forcave të armatosura. Që nga dita e djeshme kam ngritur shqetësim që mediat tona mos të bien pre e këtyre lajmeve. Fillimisht lajmi është maskuar kinse me shqetësimin e dislokimit të 30 mije trupave pa maska. Për të vazhduar më pastaj dhe me video të mëhershme kinse nga vendi i ngjarjes. Tani së fundmi, kemi lajmin e rremë të dislokimit të forcave të armatosura ruse dhe gjermane. Të gjitha këto me qëllime jo të mira. Krijimin e panikut”, ka thënë eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj.

Ai ka shtuar se burimi i shumicës së tyre po vjen nga mediat ruse, veçanërisht “Russia Today” ose RT.

Këta janë linkat e propagandës së Rusisë.

Madje, Instituti Rus për Studime të Strategjike-RISS, e ka konfirmuar me analistët e tij këtë. Ky është linku: https://en.riss.ru/media/22538/.

“Mediat tona, pjesa dërrmuese e tyre, kanë postuar lajme pa iu referuar burimit. Por kemi hasur në foto dhe video ku shihet logo e RT. Në mënyrë të vazhduar jemi duke njoftuar shfrytëzuesit e rrjeteve sociale për këto lajme të rreme. Njëkohësisht, për mediat që janë të qasshme jemi duke bashkëpunuar që të mos bien pre e këtyre lajmeve”, ka thënë ai.

Rusia, dikur ka manipuluar me ndjenjat e njerëzve në mbarë botën edhe me virusin HIV, i njohur si SIDA, për të cilin kishte thënë se është “formësuar në laboratorët e CIA-s”.

Një dokumentar për ta argumentuar këtë është bërë edhe nga “New York Times”

(https://www.youtube.com/watch?v=tR_6dibpDfo), i cili është edhe në You Tube.

Atëbotë, rusët, kishin gjetur një media lokale indiane për ta dhënë lajmin e parë, se gjoja HIV ishte bërë nga CIA, ndërsa vetëm pas pak vitesh, lajmin e kishin marrë si të tillë shumica e shteteve duke llogaritur këtu edhe vetë amerikanët. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img