Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën, ka thënë të hënën negociatori rus Vladimir Medinsky, ndërsa zyrtarët përgatiten të takohen pranë kufirit, shkruan Reuters përcjell Insajderi.
Medinsky tha se bisedimet pritej të fillonin në orën 12:00. koha lokale (0900 GMT).
Izolimi politik dhe ekonomik i Rusisë u thellua të hënën pasi forcat e saj hasën rezistencë të ashpër në kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjera në sulmin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, Ministria ruse e mbrojtjes, u deklarua se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya, raportoi Interfax.
Ukraina mohoi që centrali bërthamor të kishte rënë në duart e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve.
Ndërsa qeveritë perëndimore mblodhën më shumë mbështetje për sanksionet kundër Moskës, manovrat diplomatike vazhduan me Vatikanin duke bashkuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit duke ofruar “lehtësimin e dialogut” midis Rusisë dhe Ukrainës.