17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Rusia e akuzon ashpër Barack Obaman

Moska e ka akuzuar sot Administratën e presidentit Barack Obama, për siç thotë, tentimin për t’i dëmtuar marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, në një shkallë që do ta bënte sfiduese rindërtimin e tyre në të ardhmen.

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Vladimir Putin, Yuri Ushakov, ka thënë sot se biseda telefonike e Putinit me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë kësaj jave, ka treguar për “një dëshirë të përbashkët për t’i bashkuar përpjekjet në luftë kundër terrorizmit”, e cila, sipas tij, krijon një bazë të mirë për punën e së ardhmes rreth problemeve në Siri, transmeton Express.
Ushakov dyshon se “Administrata e Obamas është duke bërë gjithçka që mundet për t’i futur në ngërç marrëdhëniet dypalëshe, saqë Administrata e ardhshme amerikane do ta kishte shumë të vështirë për të vendosur marrëdhënie produktive, nëse do të dëshironte ta bënte një gjë të tillë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img