Site icon PrishtinaPress

Rusia dhe Ukraina kthejnë nga 90 të burgosur lufte

Rusia dhe Ukraina kanë kthyer secila nga 90 të burgosur lufte në shkëmbimin e fundit midis dy vendeve, ka thënë

Kjo është bërë e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke thënë se të burgosurit rusë u kthyen me Emiratet e Bashkuara Arabe që vepronin si ndërmjetës, shkruan Sky News.

“Të burgosurit po dërgoheshin në Moskë për kontrolle mjekësore”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi në një postim në rrjetet sociale se 90 ushtarë ukrainas u kthyen nga Rusia.

“Vazhdojmë punën tonë për lirimin e të gjithëve”, ka shkruar Zelensky.

Exit mobile version